LAJMI I FUNDIT:

E vazhdoi apo jo kontratën me Real Madridin, klubi duhet të mendojë për të ardhmen – katër kandidatët më të fortë që mund ta zëvendësojnë Sergio Ramosin

E vazhdoi apo jo kontratën me Real Madridin, klubi duhet të mendojë për të ardhmen – katër kandidatët më të fortë që mund ta zëvendësojnë Sergio Ramosin

Afati kalimtar i janari po afrohet dhe ende nuk ka asnjë lajm për ndonjë marrëveshje mes Real Madridit dhe Sergio Ramosit.

Marrëveshja e mbrojtësit me klubin nga Santiago Bernabeu mbaron në fund të edicionit, dhe nëse spanjolli dëshiron, ai mund të flasë edhe me klube të tjera gjatë afatit kalimtar të janarit.

Brenda shtëpisë së Los Blancos ka besim se kapiteni i tyre do të zgjasë kontratën e tij përtej verës së vitit 2021.


Sidoqoftë, në moshën 34 vjeç, Ramos nuk mund të bëhet më i ri dhe klubi duhet të fillojë të mendojë për një zëvendësim të tijin.

Klubi duhet të mendojë për një periudhë afatgjate, ndërsa Marca rendit lojtarët që mund të jenë zëvendësim i tij.


Pau Torres

Mbrojtësi 23-vjeçari ka treguar vetën si qendërmbrojtës në La Liga në dy sezonet e fundit dhe si lojtarë që luan me këmbën e majtë, ai nuk do të kishte asnjë problem të luante në vend të Ramosit.

Pau nënshkroi një zgjatje të kontratës me Villarreal në vitin 2019 që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2024. Klauzola e tij e lirimit është 50 milionë euro.


David Alaba

Një tjetër lojtar me këmbë të majtë, Alaba mund të mbërrijë në Real Madrid përpara se Ramos të largohet.

Kontrata e austriakut me Bayern Munich skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa Los Blancos janë një nga klubet e interesuar për ta nënshkruar me të.

28-vjeçari është shndërruar në një nga mbrojtësit qendrorë më të qëndrueshëm në Evropë nën drejtimin e Hansi Flick , ku ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me Bayern në 2019/20.


Jules Kounde

Ramos erdhi nga Sevilla në vitin 2005 dhe 0Los Blancos mund të kërkojë përsëri te “Ramon Sanchez-Pizjuan”, mbrojtësin e tyre  të ri.

Kounde ishte i lidhur fort me një lëvizje në Manchester City gjatë verës, por Sevilla kërkon të blejë lirë dhe të shes shtrenjtë.

Kur City e kërkoi në verë, drejtori sportiv i Sevillas, Monchi i vuri një klauzolë lirimi prej 90 milionë eurove.  22-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2024.


Eder Militao

Real Madrid kishte shpenzuar 50 milionë euro për të nënshkruar me brazilianin nga Porto në vitin 2019, duke e menduar të ardhmen.

Megjithatë, deri në këtë pikë, 22-vjeçari nuk ka arritur të bind aq shumë që të zë vendin e njërit mes Ramos ose Raphael Varane.

Në mungesë të Ramos disa herë këtë sezon, Zidane ka favorizuar Nacho Fernandez si qendërmbrojtës i majtë përkrah Varanes.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Foda vjen me dy ndryshime të detyrueshme, formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Lituanisë

Foda vjen me dy ndryshime të detyrueshme, formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Lituanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Ansu Fati po largohet nga Barcelona për t’u transferuar tek rivali i tyre në La Liga

Ansu Fati po largohet nga Barcelona për t’u transferuar tek rivali i tyre në La Liga

La Liga
Ish-ylli i Real Madridit këshillon De Jongun që të largohet nga Barcelona

Ish-ylli i Real Madridit këshillon De Jongun që të largohet nga Barcelona

La Liga
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Ish-legjenda e Man United i bën thirrje klubit ta transferojë Gulerin: Është lojtari ideal

Ish-legjenda e Man United i bën thirrje klubit ta transferojë Gulerin: Është lojtari ideal

Premier League
Kalo në kategori