LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen personat që tentuan ta vrasin gazetaren malazeze, Abazoviq: Kjo nuk do të thotë shumë, duhet të gjenden urdhër-dhënësit

Arrestohen personat që tentuan ta vrasin gazetaren malazeze, Abazoviq: Kjo nuk do të thotë shumë, duhet të gjenden urdhër-dhënësit

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq përshëndeti arrestimin e të dyshuarve në vrasjen e mbetur në tentativë të gazetares Olivera Lakiq.

Siç theksoi ai, kjo nuk do të thotë shumë, derisa të gjenden porositësit.


“Vullneti politik, i cili nuk ka qenë atje deri më tani – më në fund ekziston! Prandaj, të gjithë të bëjnë pjesën e tyre të punës”, shkroi politikani shqiptar në llogarinë personale në Twitter.

Ai kujtoi se Lakiq ka hulumtuar për kontrabandën e cigareve dhe rastet më komplekse të krimit të organizuar për dhjetë vjet, si dhe lidhjet e tyre me majat e ish-qeverisë.

“Qeveria e Malit të Zi u jep mbështetje absolute gazetarëve të guximshëm hulumtues dhe duhet të krijojë një mjedis për punën e tyre të pandërprerë”, përfundoi Abazoviq.

Prokurori special Sasa Cadjenoviq vuri në dukje se dy të dyshuar për planifikimin e vrasjes së Lakiqit u arrestuan ndërsa për këtë, autorët ishin paguar 150 mijë euro. /Telegrafi/