Mbledhja e Qeverisë së Kosovës është mbajtur edhe sot pa praninë e ministrave të Listës Serbe, që janë partnerë të koalicionit qeverisës.
Megjithëse, pati shumë pika të rendit të ditës për të cilat u votua nga ministrat, aty mungoi vota e zëvendësministrit dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiç dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.
Mungesa e Listës Serbe është vërejtur përveç në mbledhjet e fundit të Qeverisë, edhe në seancat e Kuvendit të Kosovës.
I pyetur gjatë një konference për medie në lidhje me një shantazh të mundshëm nga Lista Serbe, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të adresojë disa çështje sa i përket Listës Serbe, teksa tha se Qeveria mund të bie, por nuk mund të shantazhohet.
Hoti kishte deklaruar më 04 dhjetor se gjatë ditëve të ardhshme do të adresojnë disa çështje me Listën Serbe, por megjithëse kanë kaluar më shumë se dy javë ende nuk duket se është ndërmarrë diçka.
“Kemi disa çështje që besoj se në ditët e ardhshme duhet t’i adresojmë me Listën Serbe. Fakti që jemi në këtë pikë, do të thotë që Qeveria mund të bie por nuk mund të shantazhohet. Më vjen mirë që një pjesë e opozitës kanë marrë parasysh kërkesat tona të vazhdueshëm. Qysh në muajt e verës kur ka shkuar në lexim të parë në Kuvend, kam kërkuar nga deputetët të japin mendimet e tyre, si nga opozita si nga pozita të japin mendimin në mënyrë që ato t’i akomodojmë në Ligjin për rimëkëmbje Ekonomike”, tha Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'