Qeveria hungareze ndanë bursa për rinjtë që duan të studiojnë në Hungari. Ky projekt i bursave, i quajtur “Stipendium Hungaricum”, filloi në vitin 2016, dhe në mesin e shteteve përfituese është edhe Kosova.
Edhe këtë vit, qeveria hungareze, përkatësisht Ambasada e Hungarisë në Kosovë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve për studime në universitetet hungareze për vitin akademik 2021-2022.
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, József Bencze thotë se sivjet kanë rritur në 75 numrin e studentëve kosovarë që do të marrin bursë për studime në shtetin hungarez.
Në një intervistë për KosovaPress, Bencze thekson se as pandemia e shkaktuar nga koronavirusi nuk ishte pengesë në projektin e bursave, pasi që shtatori ishte muaji kur 49 studentë nga Kosova morën rrugën për studime në Budapest.
Ambasadori hungarez tregon se gjithë ky projekt është një investim i mirë për të ardhmen, sepse të rinjtë që shkojnë për të studiuar në Hungari, mësojnë metodologjinë hungareze dhe atë të Bashkimit Evropian. E qëllimi kryesor thotë të jetë bashkëpunimi bilateral.
“Ky projekt i bursave filloi në vitin 2016 me disa shtete, përfshirë Kosovën. Qëllimet kryesore ishin rritja e bashkëpunimit tonë dypalësh me disa vende të huaja, dhe është një investim i mirë për të ardhmen. Të rinjtë që do të vijnë për të mësuar në Hungari, do ta kuptojnë më mirë Hungarinë dhe Bashkimin Evropian, dhe metodën tonë dhe konceptet e studimit. Ata do të kenë shumë miq në Hungari, gjithashtu ata do të jenë miqtë tanë më vonë kur ata të kthehen në Kosovë. Ata do mund të kenë pozita të larta mbase 10 ose 15 vjet më vonë. Për shembull, gjeneral, drejtor, ambasador, e dini që qëllimi kryesor është për të rritur gjithnjë e më shumë bashkëpunimin dypalësh midis disa vendeve, tani kemi 78 vende partnere, dhe tani për momentin 38 mijë studentë po studiojnë në Hungari, në universitete të ndryshme hungareze, nga vendet e huaja”, thotë ai.
Ambasadori hungarez thotë se universiteti më i popullarizuar në Hungari është Universiteti i Budapestit dhe Universiteti i Inxhinierisë në Budapest.
Më tej, ai tregon se ekzistojnë rreth 60 universitete hungareze, të cilat ofrojnë më shumë se 550 planprograme të ndryshme, dhe ky është një shans shumë i mirë për studentët nga Kosova.
“Fusha dhe drejtimi më i popullarizuar është bujqësia, Universiteti i Bujqësisë, gjithashtu një fushë shumë e njohur është inxhinieria dhe këtë vit më e popullarizuara ishte teknologjia, dizajni dhe arkitektura, për shembull edhe drejtimi i informatikës. Ne mund t’i tregojmë fakultetet tjera për nivelin Master ose PhD që janë shumë të popullarizuara, për shembull mjekësia dhe veterinaria, janë në Universitetin tonë në Hungari, janë më të popullarizuara nga vendet skandinave. Çdo student vjen në Hungari për të mësuar në këtë universitet. Dhe mendoj se Fakulteti Juridik Evropian dhe Ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm, por më i popullarizuari nga studentët kosovar ishte programi i dizajnit kompjuterik”, potencon ambasadori.
Ai tregon për KosovaPress, se të gjithë studentët e Kosovës mund të aplikojnë për studime në Hungari, teksa tregon edhe për afatet e aplikimit.
“Para së gjithash, është shumë e rëndësishme të aplikoni deri vitin e ardhshëm, në mes të janarit mbase më 16… E gjitha bëhet online. Është shumë e rëndësishme. Pasi që kush dëshiron të studiojë vitin e ardhshëm, dhe Ministria e Arsimit e Kosovës do të vendosë për listën e kandidatëve. Studentët mund të zgjedhin tre universitete të ndryshme. Pastaj është intervista me studentët, dhe universiteti në Hungari do të vendosë, nëse niveli i njohurive të tyre është në rregull apo jo”, tha ai.
Duke parë sukseset që po jep programi bursave “Stipendium Hungaricum”, Bencze thotë se ka bërë që Hungaria dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje bashkëpunimi, për të rritur për 25 numrin e studentëve bursistë.
“Më herët ne mund të pranonim 50 studentë nga Kosova çdo vit, herën e fundit, në fund të tetorit, kur Meliza Haradinaj, Ministrja e Jashtme vizitoi Hungarinë, kemi nënshkruar një marrëveshje të re në lidhje me projektet e bursave ‘Stipendium Hungaricum’ dhe ne e rritëm numrin nga 50 në 75. Kështu që 75 studentë do të vijnë nga shtatori i ardhshëm për të studiuar në Hungari”, bënë të ditur ambasadori.
Krejt në fund, ambasadori hungarez në Kosovë shprehet i lumtur që pandemia Covid-19 nuk ka ndikuar në projektin e bursave, pasi edhe këtë vit kishte studentë që shkuan për studime në Hungari, si dhe tash së fundi është hapur afati për aplikim për vitin e ardhshëm akademik.
Ndryshe, procesi i aplikimit për bursë për studime në Hungari këtë vit ka filluar me 16 nëntor dhe do të zgjasë deri më 16 janar 2021. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë