LAJMI I FUNDIT:

Luis Suarez ‘pranon fajësinë’ për ‘kopjim’ në provimin e gjuhës italiane

Luis Suarez ‘pranon fajësinë’ për ‘kopjim’ në provimin e gjuhës italiane

Ylli i Atletico Madridit, Luis Suarez thuhet se ka pranuar se ka marrë përgjigjet në provimin e gjuhës italiane, të cilin ai e dha para një transferimi të dështuar te Juventusi gjatë verës.

33-vjeçari ishte afër një lëvizje në Torino në muajin shtator dhe kreu provimin për tu bërë një shtetas italian për të përfunduar transferimin. Ai kishte të drejtë për këtë pasi gruaja e tij ka origjinë italiane.


Sidoqoftë, marrëveshja nuk u bë dhe Suarez përfundoi duke qëndruar në Spanjë dhe duke iu bashkuar rivalëve të Atletico Madridit dhe jo Juventusit.

“Çështja Suarez-Juventus dhe pasaporta italiane”, ekzaminuesi thotë se nuk ka folur asnjëherë me klubin italian
Lexo po ashtu “Çështja Suarez-Juventus dhe pasaporta italiane”, ekzaminuesi thotë se nuk ka folur asnjëherë me klubin italian

Prokurorët që atëherë kanë pretenduar se Juventusi ‘përshpejtoi’ procesin e shtetësisë, dhe duke mashtruar në provimin e nevojshëm të gjuhës – që u mor në Universitetin për të Huajt në Perugia.

Konkretisht, prokurori Raffaele Cantone deklaroi se “rezultati i provimit ishte paracaktuar në mënyrë që të korrespondonin me kërkesat e bëra nga Juventus”.

Si pjesë e hetimit për këtë, agjencia e lajmeve Ansa raportoi se gjyqtarët folën me sulmuesin si dëshmitar këtë javë në një video konferencë – pasi ai aktualisht nuk është nën hetim.

Tani, sipas gazetarit italian Tancredi Palmeri, Suarez u tha autoriteteve se ai i mori përgjigjet përpara testit.

Ndërsa Suarez nuk e përfundoi transferimin në Juventus në fund, ai u largua nga Barcelona për rivalët e Atletico Madridit.

Uruguaiani ka bërë një fillim të fortë nën urdhrat e Diego Simeones, me shtatë gola në nëntë paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori