LAJMI I FUNDIT:

“Çështja Suarez-Juventus dhe pasaporta italiane”, ekzaminuesi thotë se nuk ka folur asnjëherë me klubin italian

“Çështja Suarez-Juventus dhe pasaporta italiane”, ekzaminuesi thotë se nuk ka folur asnjëherë me klubin italian

Ekzaminuesi i Luis Suarez për testin e gjuhës italiane, Lorenzo Rocca këmbëngul se ai ‘nuk ka folur kurrë me ndonjë përfaqësues të Juventusit’ ndërsa hetimet mbi provimin e shtetësisë së sulmuesit vazhdojnë.

Autoritetet italiane po hetojnë parregullsitë e pretenduara në testin e shtetësisë italiane të Suarezit në muajin shtator. Ata besojnë se Suarez i dinte pyetjet paraprakisht dhe drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, është nën hetim.


Rocca, një nga ekzaminuesit e testit të Suarez, i ka thënë La Repubblica se ai kurrë nuk ka folur me Paraticin ose ndonjë përfaqësues tjetër të Juventusit.

Drejtuesit e Juventusit nën hetime mbi shtetësinë italiane të Luis Suarezit
Lexo po ashtu Drejtuesit e Juventusit nën hetime mbi shtetësinë italiane të Luis Suarezit

“Provimi ishte me gojë, me teste mirëkuptimi dhe dëgjimi. Ai dinte të përgjigjej”, ka thënë fillimisht  Rocca.

Hetuesit kanë gjetur një bisedë të ekipeve midis Rocca dhe Suarez para provimit.

“Unë nuk kam pasur asnjë lloj marrëdhënie me Suarez”, këmbënguli Rocca.

“Nëse një i huaj vjen në zyrën time dhe dëshiron të dijë se si funksionon provimi italian, unë i shpjegoj gjithçka dhe i jap materialin për të përgatitur, siç bëmë me Suarez. Është një faqe PDF e shkarkuar nga faqja e internetit”.

Rasti Suarez: Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici nën hetim
Lexo po ashtu Rasti Suarez: Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici nën hetim

“Unë nuk bëra pyetjet vetëm nga ai PDF dhe nuk isha vetëm unë që bëra pyetje, edhe ekzaminuesit e tjerë e bënë atë”.

“Unë nuk pata presion nga Juventusi për ta promovuar atë dhe unë kurrë nuk kam folur me askënd nga klubi, as me Paratici dhe as me të tjerët”.

“Ekziston një përgjim ku drejtori i Universitetit të Perugias, Simone Olivieri më tregon për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen me Juventusin dhe unë as nuk i përgjigjem”, përfundoi Rocca. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori