LAJMI I FUNDIT:

Mourinho me reagim epik pasi Klopp u zgjodh trajneri më i miri i vitit nga FIFA

Mourinho me reagim epik pasi Klopp u zgjodh trajneri më i miri i vitit nga FIFA

Jose Mourinho nuk është i impresionuar me vendimin për të emëruar Jurgen Kloppin si ‘trajnerin e vitit’, në çmimet më të mira të FIFA-s dhe mendon se Hansi Flick duhej ta kishte fituar çmimin individual.

Të enjten mbrëma Robert Lewandowski u emërua si ‘Lojtari më i Mirë’ nga FIFA për meshkuj, duke mposhtur Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në këtë garë.


Përderisa ai vendim u pranua nga të gjithë, zgjedhja e Kloppit si trajneri më i mirë nuk është se ka gjetur shumë mbështetje.

FIFA zgjedh lojtarin e vitit, Lewandowski merr çmimin para Messit e Ronaldos
Lexo po ashtu FIFA zgjedh lojtarin e vitit, Lewandowski merr çmimin para Messit e Ronaldos

Përkundër menaxhimit të Reds drejt një triumfi mbresëlënës të titullit të Ligës Premier, me një hendek prej 18 pikësh, shumë menduan se arritjet e Flick me Bayern Munichun, duke fituar tripletën në sezonin e tij të parë, tejkaluan punën e Klopp për këtë vit.

Kjo ka bërë që Mourinho të mos pajtohet me zgjedhjen e Kloppit dhe të përgjigjet me cinizëm rreth kësaj çështje.

“Mendoj se shansi i vetëm për Flick për të fituar çmimin është nëse Bayerni gjen edhe dy ose tre gara të reja që t’i fitojë”, ka thënë fillimisht Mourinho.

Jurgen Klopp trajneri më i mirë në botë për vitin 2020
Lexo po ashtu Jurgen Klopp trajneri më i mirë në botë për vitin 2020

“Kështu që mbase nëse fiton shtatë tituj në një sezon, mbase e fiton çmimin”.

“Besoj se ai fitoi vetëm Ligën e Kampionëve, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Gjermanisë. Ai fitoi vetëm pesë trofe, duke përfshirë edhe atë më të madhin nga të gjithë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori