LAJMI I FUNDIT:

Punime në rrjetin e ujësjellësit, Obiliqi sot katër orë pa ujë

Punime në rrjetin e ujësjellësit, Obiliqi sot katër orë pa ujë

Kompania rajonale e ujësjellësit KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se sot do të ketë punime në rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit /ndërrimin e gypit të ujit me diametër fi 150 mm në Parkun e qytetit të Obiliqit dhe si rrjedhojë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Në njoftim thuhet se ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm do të ketë nga ora 11:00-15:00 për pjesën më të madhe të këtij qyteti.

“Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU ‘Prishtina’”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/