LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë 11,782 raste aktive, 33,600 të shëruar dhe 1,198 viktima nga coronavirusi

Në Kosovë 11,782 raste aktive, 33,600 të shëruar dhe 1,198 viktima nga coronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 46.580 raste nga 163.221 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.198 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 536 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.782.


Ndërkaq, një ditë më parë infektologu Ilir Tolaj thotë se në Kosovë është krijuar imuniteti nga COVID-19 dhe për këtë arsye nuk ka numër të madh të rasteve të raportuara siç po ndodh në shumicën e vendeve të botës.

“Gjendja e pandemisë në Kosovë krahasuar me rajonin është më e mirë dhe kjo nuk besoj se kryekëput është rezultat i masave që janë marrë deri më tash. Pavarësisht se çfarë kanë qenë këto masa, mbikëqyrja dhe përmbushja e tyre nuk ka qenë në nivelin e duhur”, thotë Tolaj.

“Ne realisht kemi një numër jashtëzakonisht më të lartë të rasteve të infektuara të cilët e kanë kaluar qoftë me pak simptome ose pa simptome fare”, tha ai.

“Në qoftë se zyrtarisht janë 46 mijë raste atëherë lirisht mund të themi se kemi rreth 400 mijë ose ndoshta edhe më tepër raste të infektuara në Kosovë dhe është mu ky numër i të infektuarve, ky nivel i imunitetit të krijuar përmes kalimit të infeksionit i cili tash ka kontribuar që vala e dytë në Kosovë të jetë shumë më e qetë sesa që është vala e dytë në vendet me një kapacitet shumë më të lartë edhe për masa dhe për mbikëqyrjen e tyre”, theksoi infektologu Tolaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori