LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: 48% e qytetarëve, gabimin më të madh të LDK-së e shohin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Sondazhi nga Pyper: 48% e qytetarëve, gabimin më të madh të LDK-së e shohin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për zhvillimet e fundit politike në vend.


Shumica e qytetarëve që kanë marrë pjesë në sondazh (69%) mendojnë se Qeveria Hoti nuk është e sinqertë për t’i ndihmuar qytetarët në pandemi. Deri diku e sinqertë mendojnë 23% e qytetarëve dhe shumë e sinqertë 8%.

Më shumë qytetarë (42%) mendojnë se as këtë javë nuk do të miratohet pako e rimëkëmbjes ekonomike. 26% mendojnë se këtë javë kalon Pako e rimëkëmbjes, derisa 32% nuk kanë mendim.

57% e qytetarëve të anketuar mendojnë se mos aprovimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike është përgjegjësi e partive në pushtet, 11% e partive opozitare, ndërsa 32% mendojnë se kanë përgjegjësi të gjitha partitë.

Inicimin e mocionit ndaj Qeverisë Kurti, 48% e qytetarëve e shohin si gabimin më të madh të LDK-së ndërsa 17% e tyre, gabimin më të madh të LDK-së e shohin largimin e Vjosa Osmanit nga partia.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori