Në dy ditët e fundit në Prizren janë shënuar pesë raste të vdekjeve nga coronavirusi.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë për RTV Dukagjinin se shumica e personave që janë të shtruar në Spitalin e Prizrenit janë në gjendje të rëndë.
“Shumë pak nga personat që po vendosen në respiratorë në Spitalin e Prizrenit po mund të shpëtojnë. Për momentin i kemi dy pacientë në respiratorë me gjendje shumë të rëndë. Por në përgjithësi të shtruarit në Prizren janë në gjendje të rëndë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haskuka ka thënë se në Spitalin e Prizrenit janë të infektuar edhe një numër i madh i personelit shëndetësor.
“Nga dhjetë anesteziologë që kujdesen për oksigjenimin e pacientëve, pesë kanë qenë të infektuar madje dy prej tyre me oksigjen por që për fat të mirë nuk janë në gjendje të rëndë”.
I pari i Prizrenit është shprehur i shqetësuar edhe për vonesën e publikimit të rezultateve të coronavirusit.
“Në disa raste rezultatet po na vonohen deri në pesë ditë. Nga IKSHP rajonale e Prizrenit na kanë njoftuar se vonesa po ndodh për shkak të numrit të madh të testeve”.
Haskuka thotë se në disa raste po detyrohet edhe ai si kryetar të ndërhyjë për të lejuar testimin e një personi.
“Ka raste kur unë duhet të ndërhyrë për të lejuar që x personi të testohet. Mendoj se çdo qytetarë ka të drejtë të testohet nëse ka simptoma dhe është i referuar nga mjeku”, deklaroi ndër të tjera Mytaher Haskuka”, deklaroi ndër të tjera Mytaher Haskuka./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City