Pas fillimit të hetimeve, mjeku i Maradonas rrëfen në detaje gjendjen shëndetësore të legjendës para vdekjes: Nuk kam asgjë për të fshehur
Policia në Buenos Aires i ka nisur hetimet lidhur me trajtimin që ka marrë Diego Maradona disa javë para vdekjes së tij.
Legjenda argjentinase ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare nga një sulm në zemër, ndërsa mjeku i tij ka thënë se nuk ka asgjë për të fshehur dhe është krenar me trajtimin që ia ka administruar ikonës së futbollit.
Policia në Buenos Aires kishte shkuar në shtëpinë dhe klinikën private të mjekut Leopoldo Luque dhe ka mbledhur dosje, duke qenë se prokurorët kanë nisur hetimin lidhur me rrethanat e vdekjes së Maradonas.
Kampioni i botës ndërroi jetë në javën e kaluar në shtëpinë e tij, ku ishte duke u rikuperuar pas ndërhyrjes kirurgjike për heqjen e një trombi në tru.
Dr. Luque u ka thënë gazetarëve të dielën se e ka mbështetjen e ekipit profesional, Shoqatës Argjentinase për Neurokirurgji.
Maradona i ka marrë vet vendimet
Mjeku njëherësh ka treguar se legjenda, i cili ka pasur probleme me vartësinë nga alkooli dhe droga, kishte marrë vendim që periudhën e rikuperimit pas operacionit ta kalonte në shtëpi.
“Të gjithë ishim grumbulluar për më të mirën për Diegon: mjekët, unë, familja e tij. Asgjë nuk mund të bëhej pa vullnetin e tij”.
“Ne u përpoqëm të bënim një skemë kontrolli për çështjen e barnave që i merrte dhe të kontrollonim konsumimin e alkoolit”.
“Nuk kishte kriter mjekësor (për ta mbajtur Maradonan në spital). Kemi mundur ta dërgonim në një qendër rehabilitimi, por na duhej miratimi i Diegos. Ishte vendimi i tij”, ka deklaruar Dr. Luque, citon AS.
Nuk ka gabim mjekësor
“Këtu nuk ka vendim, ka kritere mjekësore. Kur ke të bësh me një pacient, kriteri i lëshimit varet nga pacienti. Nuk ka pasur kurrfarë gabimi mjekësor”.
“Ai ka pasur problem me zemër që mund të ndodhë te një pacient si ai. Gjithçka e mundur është bërë për ta zvogëluar atë mundësi, mirëpo nuk mund ta bllokosh mundësinë”.
“Kam pasur miratimin e plotë të Shoqatës Argjentinase të Neurokirurgjisë që Diego kishte nevojë për operacion. Gjashtë mjekë e kanë ekzaminuar. Vdekja nuk ka pasur të bëjë (me ndërhyrjen kirurgjike)”.
“Ai u lëshua pas operacionit. Gjëja ideale për të do të ishte që t’i nënshtrohej rehabilitimit, por ai nuk deshi. Ne e morëm një infermiere që ta shoqëronte, por ai e kishte lëshimin mjekësor”.
“U përpoqëm ta mbanim në klinikë, mirëpo nuk është një qendër rehabilitimi. E zgjata hospitalizimin sa më shumë që munda”.
“Jam në dispozicion të departamentit të drejtësisë. Me Diegon, e bëra më të mirën e mundshme. Jam krenar me atë që kam bërë. Nuk kam asgjë për të fshehur”, ka rrëfyer më tej Dr. Luque.
Avokati ka kërkuar hetim të plotë
Avokati i Maradonas, Matias Morla, kërkon që të bëhet hetim lidhur me vdekjen e legjendës argjentinase duke e quajtur “krim të pashpjegueshëm dhe idiot”.
“E ndjej në zemër humbjen e një miku, të cilin e kam respektuar me besnikëri deri në ditën e fundit. E kam përshëndetur personalisht, funerali duhet të jetë një moment privat dhe familjar”.
“Në bazë të asaj që ka thënë prokurori i San Isidro, është e pashpjegueshme që për 12 orë, Diego nuk ka pasur vëmendje ose kontroll nga personeli mjekësor”.
“Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të arritur, ishte një krim idiot. Ky fakt nuk duhet të kalojë pa u vërejtur dhe ju kërkoj që ta hetoni deri në fund”.
“Siç më ka thënë Diego: ‘Ti je ushtari im, i cili punon pa mëshirë’”, kanë qenë fjalët e avokatit të Maradonas në një komunikatë zyrtare.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-lojtari i Liverpoolit pretendon se Gerrard ishte ‘frikësuar’ prej tij dhe i kërkoi fanellën në ditën e tij të parë
“E shoh veten këtu”, Rafael Leao komenton të ardhmen mes interesimit të Barcelonës
Benzema këshillon Vinicius Juniorin dhe lë të kuptohet për rikthimin e tij në Real Madrid
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
Man City do të shpenzojë 40 milionë euro në 'një nga transferimet më fitimprurëse në histori' - tejkalon edhe atë të Neymarit
Tha se i pëlqen shumë Liga Premier, Inzaghi do ta marrë drejtimin e gjigantit anglez?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles