LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë hetimet për vdekjen e Diego Maradonës – ka dyshime në stafin e ambulancës

Fillojnë hetimet për vdekjen e Diego Maradonës – ka dyshime në stafin e ambulancës

Kanë filluar hetimet në Argjentinë rreth vdekjes së Diego Maradonës në të mërkurën e kësaj jave në moshën 60-vjeçare.

Sipas protokollit të lëshuar, thuhet se legjenda e futbollit kishte pësuar sulm në zemër dhe se ndihma e shpejtë që kishte arritur në vendin e ngjarjes, nuk kishte mundur ta shpëtonte.


Urdhri i hulumtimeve u kërkua nga prokurorët në rrethinën e pasur Buenos Aires, San Isidro dhe u nënshkrua nga një gjykatës vendas, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e prokurorit.

Shokuese: 19 vjeçari që pohon se është djali i Maradonas - kërkon zhvarrosjen e legjendës së futbollit
Lexo po ashtu Shokuese: 19 vjeçari që pohon se është djali i Maradonas - kërkon zhvarrosjen e legjendës së futbollit

“Dje (e shtunë) hetimi dhe vërtetimi i provave vazhdoi me marrjen e deklaratave nga njerëzit duke përfshirë të afërmit e drejtpërdrejtë të të ndjerit”.

“Në bazë të provave të mbledhura, u konsiderua e nevojshme të bëhej një kontroll në shtëpi dhe zyrën e mjekut Leopoldo Luque (mjeku personal i Maradonës)”, thuhet në njoftim.

Zyra e prokurorit nuk dha asnjë informacion se çfarë e shtyu hetimin.

“Ata morën dosjet klinike,” ka thënë Luque për televizionin lokal pasi oficerët e kontrolluan shtëpinë dhe zyrën e tij.

Kush është më i miri në futboll - Maradona, Messi apo Ronaldo? Klopp jep përgjigjen e tij
Lexo po ashtu Kush është më i miri në futboll - Maradona, Messi apo Ronaldo? Klopp jep përgjigjen e tij

“Nuk kishte asnjë gabim mjekësor”, duke shtuar Luque se ai nuk ishte përgjegjës për vdekjen e legjendës së futbollit.

Maradona kishte luftuar për vite me radhë me çështjet e abuzimit të substancave. “Unë bëra më të mirën që munda me Diegon. Ai kishte nevojë për ndihmë”, ka përfunduar Luque.

Avokati i Maradonës, Matias Moria, të enjten tha se ai do të kërkonte një hetim të plotë të rrethanave të vdekjes së legjendës së futbollit, duke kritikuar atë që ai tha se ishte një përgjigje e ngadaltë nga shërbimi i urgjencës.

Bënë foto me trupin e pajetë të  Maradonas - punonjësit e funeralit pushohen nga puna
Lexo po ashtu Bënë foto me trupin e pajetë të  Maradonas - punonjësit e funeralit pushohen nga puna

“Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të mbërritur, e cila ishte një idiotësi kriminale,” ka thënë Matias të enjten në një postim në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori