LAJMI I FUNDIT:

Vulin i reagon Haradinaj-Stubllës rreth gjenocidit serb në Kosovë

Vulin i reagon Haradinaj-Stubllës rreth gjenocidit serb në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të lejohet të vizitojë Kosovën.

Kështu ka pohuar gjatë ditës së stome Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka pohuar se i pari i shtetit serb, duhet të kërkojnë falje për gjenocidin e kryer ndaj popullit shqiptarë.


Haradinaj-Stublla i drejtohet Vuçiqit: Nuk ka leje për ju për të vizituar Kosovën përderisa nuk kërkoni falje për gjenocidin e kryer
Lexo po ashtu Haradinaj-Stublla i drejtohet Vuçiqit: Nuk ka leje për ju për të vizituar Kosovën përderisa nuk kërkoni falje për gjenocidin e kryer

Tashmë ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka pohuar se viktima të luftës në Kosovë nuk ishin vetëm shqiptarët, raporton informer.

“Politikanët në Prishtinë duhet të ndalojnë së gënjyer veten dhe të tjerët se bashkatdhetarët e tyre ishin viktima e vetme dhe e pafajshme në luftën e Kosovës”.

“UÇK-ja bëri aq shumë krime saqë edhe vendet që u përpoqën të bënin një Kosovë të pavarur me bomba u desh të formonin një gjykatë speciale vetëm për ta. Gjykatat nuk janë bërë për viktimat dhe luftëtarët e lirisë, por për kriminelët dhe vrasësit, po”, pohoi ai.

Vuçiq kërkoi ta vizitojë sot Kosovën, MPJ nuk i dha leje
Lexo po ashtu Vuçiq kërkoi ta vizitojë sot Kosovën, MPJ nuk i dha leje

Ndryshe, Vuçiq ditë më parë i ishte refuzuar kërkesa që ta vizitojë Kosovën, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq si dhe Shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori