LAJMI I FUNDIT:

Arsovski: Qeveria nuk heq dorë nga vetingu në gjyqësor

Arsovski: Qeveria nuk heq dorë nga vetingu në gjyqësor

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dushko Arsovski, sot e mbajti konferencën e rregullt për shtyp dhe njoftoi për vendimet nga mbledhja e djeshme e rregullt e 24-të e Qeverisë.

Duke u përgjigjur në pyetjet për vetingun në gjyqësor, zëdhënësi Arsovski njoftoi se ministri i Drejtësisë në njëqind ditët e para nga mandati do të del me plan për këtë proces.


Arsovski theksoi se shteti nuk duhet ta bëjë këtë filtrim, por procesin duhet ta zbatojnë dhe ta përfundojnë Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik.

“Shteti mund vetëm të jep kornizë kohorë dhe mënyrë se si do të bëhet kjo. Sipas informatave që i kemi nga viti 2019-2020, vetëm Këshilli gjyqësor shkarkoi 8 gjykatës. Këtë vit, janë filluar procedura për 83 persona për vjetërsi të lëndëve, veprim jokompetent dhe të ngjashme. Duhet të përmendet se i gjithë procesi humbi në intensitet për shkak të pandemisë”, tha Arsovski dhe theksoi se Qeveria nuk heq dorë nga ky proces sepse kjo është premtuar para qytetarëve dhe do të realizohet.

Ai shtoi se si pjesë e këtij procesi është kontrolli i pronës së gjykatësve, në të cilën është kyçur Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Në pyetjen për bisedimet aktuale me Bullgarinë, zëdhënësi Arsovski përsëriti se nuk ka marrëveshje të re dhe se Qeveria është e gatshme t’i sqarojë çështjet që ngrenë disa shqetësime në Sofje, por se askush nuk ka të drejtë të negociojë identitetin dhe gjuhën.

“Kontaktet dhe shkëmbimi i ideve mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë janë në rrjedhë të vazhdueshme. Të dyja palët përpiqen të gjejnë zgjidhje. Edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Bullgarinë është veçanërisht e rëndësishme të vazhdohet integrimi evropian i rajonit. Prej këtu me optimizëm shohim në zgjidhje të mundshme të cilat njëkohësisht do ta sigurojnë të ardhmen tonë evropiane me respektim të plotë të identitetit maqedonas”, potencoi Arsovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori