Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për kandidaturën e tij për president të vendit, ka thënë se kanë qenë afër përmbylljes së marrëveshjes me Thaçin dhe Veselin për kandidaturën e tij për president.
Ai ka thënë se e ka pranuar nominimin nga Kryesia dhe Këshilli Drejtues i AAK-së që të jetë president i vendit. Sipas tij, kjo pozitë ka sfida dhe detyrime të shumta.
“I shoh kritikat dhe mendimet e të gjithëve rreth kandidaturës sime. Arsyeja e këtij nominimi është që t’i shërbej vendit në këtë kohë të vështirë. Pastaj bëhet fjalë për fatin tonë dhe proceset që na presin në vitet e ardhshme”, ka thënë Haradinaj për RTK.
Sipas tij, aktualisht në vend ka agjenda që duhet t’ju ikim. Haradinaj e ka krahasuar këtë kohë me kohën kur ai ishte zgjedhur për herë të parë kryeministër në një koalicion me Ibrahim Rugovën dhe LDK-në.
“Edhe koalicioni me Rugovën ishte aso në kohë në të mirë të pajtimit dhe bashkimit. Ne nuk duhet të lejojmë që të na pengojnë të tjerët, prandaj sot duhet dikush që din më i jap drejtim vendit, njeri që është i respektuar nga njerëzit e luftës, familjet e dëshmorëve, komunitetet, etj”, ka thënë ish kryeministri.
Tutje ai tha se në këtë rast Kosova nuk është në pozicionin më të mirë.
“Ka disa tema që rëndojnë mbi neve tash, pandemia, gjendja ekonomike, por edhe pamundësia e implementimit të buxhetit siç është ligji për Rikëmëbje ekonomike, pastaj dialogu, përbyllja e shtetësisë, aktakuzat që janë ndërhyrje në proces politik, etj. Programi im është ruajtja e shtetit unitar, kushtetushmërisë”, tha .
Tutje Haradinaj ka thënë se për kandidaturën e tij për president është takuar me të gjithë liderët politikë, përfshirë ata të koalicionit qeverisë dhe ish presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
“Jam takuar më të gjithë, me Limajn, me Pacollin, me Mustafën… me komunitetet tjera dhe iu kam treguar se kjo është kandidatura ime. Jam takuar edhe me Thaçin edhe me Veselin dhe e kam ruajtur respektim tim për ta dhe atyre ua kam prezantuar projektin tim. Kemi pas një përafrim në momentet e fundit, por meqe ata nuk janë këtu nuk do të bëjë më shumë publike”, tha ai.
Sipas Haradinajt, ai ka pasur përafrim dhe kanë qenë afër përmbylljes së marrëveshjes me Thaçin dhe Veselin për kandidaturën e tij për president.
“Ne e kemi pas edhe një takim ditën kur udhëtoi Veseli për në Hagë. E kam takuar dhe Enver Hoxhajn, Uran Ismailin, Sami Lushtakun. Jemi në proces. Çështja është që të arrihet edhe një marrëveshje me PDK-në, pasi që në jemi në koalicion me LDK-në. Pra duhet një takim i përbashkët ku ulemi të gjithë dhe biem darkord për presidentin”, tha ai. /RTKLive/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë