Procesi i seancës gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Dhomat e Specializuara në Hagë, është jo professional dhe spektakël i tepruar me rastin e ndërmarrjes së veprimeve procedurale dhe operacionale në kryerjen e funksionit të saj.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, avokati Musa Damati, i cili shtoi se pretendimet ndaj Thaçit e të tjerëve zyra e Prokurorisë Speciale në Hagë, i ka devijuar nga hetimet e para.
Sipas tij, “Shtëpia e Verdhë” në aktakuzën publike nuk figuron dhe siç tha ai nuk është gjetur asnjë provë e vetme lidhur me këto hipoteza.
“Zyra e Prokurorisë Speciale në Hagë pretendimet e saj lidhur me Kadri Veselin, Hashim Thaçin dhe të tjerët i ka devijuar komplet hetimet e saj nga e ashtuquajtura ‘Shtëpia fantomike e Verdhë’, kjo pasi që duke u bazuar në aktakuzën publike nuk figuron askund e ashtuquajtura ‘Shtëpia e Verdhë’ dhe nuk është gjetur asnjë provë e vetme lidhur me këto hipoteza, duke arritur kështu në përfundimin se ‘Shtëpia e Verdhë’, ka qenë trillim i pastërt i ndikuar nga politika bizare. Ajo se çka mund të konsiderohet po ashtu proporcionalisht joprofesionale nga procedimet e dhomave të specializuara, është spektakli i tepruar me rastin e ndërmarrjes së veprimeve procedurale dhe operacionale në kryerjen e funksionit të saj”, tha Damati.
Tutje ai theksoi se Dhomat e Gjykatës Speciale janë pa mandate dhe se juridiksioni i saj duhet të ri shikohet.
Kjo siç tha Damati bazuar në dispozitat relevante ligjore se afati kohorë i kësaj gjykate ka skaduar.
“Lidhur me dhomat e Gjykatës Speciale konsideroj se ato janë proceduralisht pa mandat, dhe se juridiksioni i saj duhet të rishikohet për arsye se bazuar në dispozitat relevante ligjore ka indicie se afati i saj kohorë ka skaduar dhe lidhur me këtë fakt avokatët duhet t’i ngrisin mocionet e tyre për të kundërshtuar juridiksionin e saj”, tha ndër të tjera avokati Damati.
Ndërsa, avokati i licensuar nga Gjykata Speciale, Vigan Rogova tha se pretendimet e Prokurorisë Speciale ndaj Thaçit e të tjerëve duhet të vërtetohen nëse janë të qëndrueshme.
Rogova tha se procesi i deritanishëm i paraqitjes së të akuzuarve ka qenë korrekt dhe në nivel.
“Mendoj se procesi i deritashëm i paraqitjes të të akuzuarve ka qenë korrekt dhe në nivel. Duhet theksuar se të gjithë të akuzuarit kanë ekipe profesionale të avokatëve më me renome në fushën e të drejtës penale. Sa i përket pretendimeve të Prokurorisë ato mbeten të vërtetohen nëse janë të qëndrueshme gjatë procesit gjyqësor, me dëgjimin e dëshmitarëve dhe shqyrtimin e provave materiale. Në këtë fazë të procedurës është vështirë të parashihet se sa këto pretendime mund të jenë të qëndrueshme”, ka thënë ndër të tjera avokati Rogova.
Për dallim nga avokati Damati, Rogova tha se deri më tani nuk ka vërejtur ndonjë shkelje procedurale ndaj të akuzuarve.
Ndryshe, katër të akuzuarit për krime lufte, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi dhe deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi më 18 nëntor janë paraqitur për herë të dytë para gjykatësit dhe prokurorëve të Gjykatës Speciale, në Hagë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City