LAJMI I FUNDIT:

Human Rights Watch paralajmëron se projektligji i ri rus do të zgjerojë censurën në internet

Human Rights Watch paralajmëron se projektligji i ri rus do të zgjerojë censurën në internet

Organizata Human Rights Watch (HRW) po i bën thirrje parlamentit rus të hedhë poshtë një projektligj të ri, që u jep autoriteteve fuqinë për të bllokuar faqet e internetit të cilat bllokojnë përmbajtjen e medieve shtetërore ruse.

Organizata thotë se kjo do të rrisë censurën në Rusi.


Anastasia Zlobina, koordinatore për Evropën dhe Azinë Qendrore në HRW, tha në një deklaratë më 23 nëntor se “bllokimi i plotë i platformave në internet të përdorura nga miliona rusë, siç propozon ky projektligj, bën të kundërtën e mbrojtjes së qasjes në informacion”.

Projektligji i ri, i cili u paraqit në parlament më 19 nëntor, parasheh që të ketë një regjistër për “pronarët e faqeve të internetit” që censurojnë “informacione me rëndësi publike”, nëse autoritetet gjykojnë se censura është “diskriminuese ose e bazuar në sanksione ekonomike dhe politike kundër Rusisë”.

Legjislacioni i propozuar autorizon prokurorin e përgjithshëm të urdhërojë bllokim të plotë ose të pjesshëm të faqeve të internetit, nëse ato vazhdojnë të “shkelin” të drejtën e rusëve për qasje në informacion.

Që nga prilli, autoritetet ruse regjistruan të paktën 20 raste, në të cilat platformat në internet si Twitter, Facebook ose YouTube censuruan përmbajtjen nga kompanitë shtetërore të medieve ruse si RT dhe RIA Novosti.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në qershor vendosi për katër çështje të ngritura kundër Rusisë, duke thënë se bllokimi i faqeve në internet shkel të drejtën e pronarëve për të dhënë informacion dhe të drejtën e publikut për t’i pranuar ato. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori