LAJMI I FUNDIT:

Nipi i Kim Jong-un vendoset në programin e mbrojtjes së CIA-s

Nipi i Kim Jong-un vendoset në programin e mbrojtjes së CIA-s

Sipas New York Post, CIA vendosi nipin e Kim Jong-un, Kim Han-sol, në një program mbrojtës vetëm disa ditë pasi babai i tij u vra nga një agjent nervor.

Kim Han-sol, 25 vjeç, ka kërkuar ndihmën e “Free Joseon”, një grup i “luftëtarëve të lirisë” që synojnë përmbysjen e diktaturës “së keqe” të Un-it të Koresë së Veriut, vetëm disa ditë pasi babai i tij u vra në një terminal të mbushur me njerëz në aeroport e Kuala Lumpurit në vitin 2017.


Shumë e konsideruan Sol-in pasardhësin e vërtetë të ish-Udhëheqësit të Madh, gjyshit të tij Kim Jong-Il gjersa kapja ose likuidimi i tij është thelbësore për Kim Jong-un, tha grupi për revistën, transmeton Telegrafi.

Sol u largua nga Macau me nënën dhe motrën e tij adoleshente pasi vuri re se truproja i tyre u zhduk pas vrasjes së babait të tij.

Familja pastaj kaloi tërë ditën në aeroportin e kryeqytetin të Tajvanit, Taipei, me një agjent të Free Joseon, i cili u përpoq të negocionte me të paktën tre shtete.

Kur më në fund rregulluan një fluturim për në Holandë, agjenti i shitjes së biletave refuzoi t’i linte të hipnin dhe disa orë më vonë mbërritën dy burra që e identifikuan veten si oficerë të CIA-s.

Agjentët këmbëngulën të bashkoheshin me Sol-in dhe familjen e tij kur më në fund mori një fluturim për në Amsterdam, por ata kurrë nuk arritën atje. CIA nuk pranoi të komentonte raportimin e New York Post. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori