LAJMI I FUNDIT:

Basketbollistët e Kosovës në karantinë

Basketbollistët e Kosovës në karantinë

Basketbollistët e Kosovës të mërkurën mbrëma janë vendosur në karantinë para ndeshjeve në kuadër të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Të mërkurën mbrëma kanë pasur stërvitjen e parë dhe kështu do të vazhdojnë deri të hënën kur do të nisen për në Bratisllavë.

Ata do të qëndrojnë të karantinuar pa pasur kontakte me askënd, për shkak të situatës me pandeminë. Kosova më 26 nëntor do të përballet me Sllovakinë, kurse dy ditë më pas me Islandën. Dy takimet do të zhvillohen në Bratisllavë.


Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, ka folur për përgatitjet. “Ne jemi grumbulluar dhe do të qëndrojmë së bashku deri para udhëtimit në Sllovaki. Kjo është bërë për shkak të situatës me pandeminë e Covid-19.

Do të mbajmë stërvitje dhe do ta shfrytëzojmë këtë kohë maksimaisht për tu përgatitur. Edhe në Sllovaki gjithashtu do të kemi stërvitje para ndeshjeve zyrtare. Do të mundohemi të japim maksimumin në këto ndeshje”, është shprehur Rugova për faqen zyrtare të FBK-së.

Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Përfaqësuesja e Kosovës
Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Përfaqësueset
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Kalo në kategori