LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Albin Kurti nuk është i sinqertë kur thërret për mbrojtje të krerëve të UÇK-së

Krasniqi: Albin Kurti nuk është i sinqertë kur thërret për mbrojtje të krerëve të UÇK-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për vite me radhë ka akuzuar krerët e UÇK-së se po e bëjnë Gjykatën Speciale për t’i dërguar shokët e tyre në burg, ndërsa tani mundohet për përfitime elektorale të dalë në mbrojtje të UÇK-së.

“I kanë akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin se po e bëjnë Gjykatën për ta shpëtuar vetveten. Se po e bëjnë Gjykatën për t’i dërguar shokët e tyre. Ata, si Albin Kurti që i kanë thënë: ‘Shko në Hagë Hashim’. Jo njëherë, por nja 40 herë i ka thënë në shkrim Hashim shko në Hagë. Sot është në Hagë Hashimi dhe unë nuk e shoh ku e gjen ai fYtyrën me dalë edhe me thanë tash duhet me i mbrojt”, tha Krasniqi, në Klan Kosova.


Ai ka kritikuar ashpër edhe qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti për reagim tepër të dobët për aktakuzat e Speciales.

“Unë për vete jam i skandalizuar me sterilitetin e qeverisë së Avdullah Hotit. Ka mungesë totale të proaktivitetit. Thua ti se nuk ka ndodhur asgjë në Kosovë. Ne po flasim për njerëz, të cilët përveç pjesës së rëndësishme, president i vendit ka qenë Hashim Thaçi, dy ish kryetarë Kuvendi, një deputet i tre mandateve dhe shef i Grupit Parlamentar. Dhe çka bën Qeveria i shkruan katër fjali. Prej asaj dite ata mendojnë se e kanë kryer obligimin e tyre”, tha Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori