Hungaria dhe Polonia kanë bllokuar miratimin e buxhetit afatgjatë të Bashkimit Evropian, për shkak të një mekanizmi të ri, që do të lidhte financimin me sundimin e ligjit.
Po ashtu është bllokuar edhe Fondi i Rimëkëmbjes Ekonomike nga COVID-19, në vlerë prej 750 miliardë euro.
Të dyja shtetet, dolën kundër buxhetit të ardhshëm 7-vjeçar të BE-së në vlerë 1.8 trilion dollarë si dhe kundër Planit të Rimëkëmbjes, duke e zhytur bllokun në krizë politike.
Qeveritë e krahut të djathtë në Varshavë dhe Budapest, me vendosmëri e kanë kundërshtuar këtë mekanizëm, që sipas tyre mund të bëjë të humbasin paratë e BE-së, nëse vazhdohet me politika që nga ta shihen si “prishje e standardeve demokratike”.
Zyrtarët e BE-së, këmbëngulin në mekanizmin e ri që do të lidhte sundimin e ligjit me financimin, në mënyrë që të ketë një mjet për t’u përdorur kundër qeverive të kryeministrit Mateusz Morawicki të Polonisë dhe Viktor Orban të Hungarisë.
Të dy kryeministrat akuzohen nga BE-ja për pengimin të gjyqësorit dhe cenim të lirisë së medias.
Përveç kësaj, qeveria e Orbanit përballet me kritika për stigmatizimin e organizatave joqeveritare që promovojnë liritë civile dhe po ashtu për pretendimet për keqpërdorimi të fondeve të BE-së, për të pasuruar aleatët e tij politikë.
Për buxhetin e ardhshëm, vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord javën e kaluar, pas disa muajsh negociata të vështira.
Marrëveshja për buxhetin 2021-2027, erdhi pas samitit të korrikut, ku edhe ishte paraparë shuma prej 750 miliardë euro për dalje nga kriza e pandemisë.
Synohej që ky buxhet të hynte në fuqi më 1 janar 2021. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Paralajmërimet për rënie të temperaturave – Termokos vazhdon furnizimin me ngrohje
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'