LAJMI I FUNDIT:

Figo flet rreth qëndrimit të Messit te Barcelona: Nëse nuk dëshiron të qëndrosh, nuk ka asgjë që mund t’ju ndryshojë mendjen

Figo flet rreth qëndrimit të Messit te Barcelona: Nëse nuk dëshiron të qëndrosh, nuk ka asgjë që mund t’ju ndryshojë mendjen

Luis Figo thotë që zemra e Lionel Messit nuk qëndron më te Barcelona, pasi asaj telenovele të zhvilluar në verë.

Argjentinasi i dorëzoi klubit kërkesën për transferim gjatë verës, por u detyrua të qëndrojë në klub, pasi që Barca nuk pranoi largimin e tij.


Ka kohë që Messi nuk e ka parë veten të shënojë golin e parë nga loja e hapur në La Liga Santander pas shumë ndeshjeve dhe këtë e arriti kundër Real Betis fundjavën e kaluar.

“Unë pashë situatën e Messit dhe përpjekjen e tij për t’u larguar nga Barcelona këtë verë si të gjithë tifozët e futbollit: në pritje dhe i befasuar “.

“Ai do të ketë motivet dhe arsyet e tij për të marrë atë vendim. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur më parë”.

“Çdo klub dëshiron të ketë një lojtar si Messi, por pastaj kjo varet nga faktorë si situata aktuale financiare në klub, paratë që ai do t’i kushtojë klubit me paga, vullneti i lojtarit …”.

“Por përgjithësisht, në jetë, nëse nuk dëshiron të jesh diku, në fund nuk ka asgjë që mund të të ndryshojë mendje”, ka thënë Figo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori