KEDS njofton se do të ketë shkyçje emergjente të rrymës në dy lagje të Prishtinës
KEDS ka njoftuar për shkyçje emergjente që do të bëhen sot në Prishtinë.
Nga ora 13:00 deri në ora 16:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve në anën lindore të Prishtinës, duke përfshirë lagjet Bregu i Diellit dhe Mati 1.
“Mbrëmë në Prishtinë janë mbingarkuar transformatorët e KOSTT-it. Kjo solli ndërprerje të energjisë elektrike. Me qëllim që të evitohen këto mbingarkesa, pra të mos paraqiten më, KOSTT’i sot do të sigurojë një transformator shtesë. Pasi që nuk ka mundësi alternative, gjatë vendosjes së tij, jemi të detyruar të bëjmë shkyçje emergjente derisa KOSTT ta vendosë transforamtorin dhe të bëjmë shpërndarjen e ngarkesave. Ky proces do të kryhet sot, nga ora 13:00- 16:00. Gjatë kësaj kohe, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve në anën lindore të Prishtinës, duke përfshirë lagjet Bregu i Diellit dhe Mati 1. KEDS për këto lagje është në finalizim të dyfishimit të kapaciteteve distribitive, duke kaluar linjat nga 10 kV në 20 kV, duke e vendosur rrjetin nëntokë dhe duke krijuar linja alternative për konsumatorët. Rritja e sotme e kapaciteteve transmetive që menaxhohen nga KOSTT, nënkupton që shërbimet e energjisë elektrike janë në nivelin më të lartë. Por, edhe qytetarët ftohen ta përdorin me kujdes dhe ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike, në mënyrë që ky sistem të funksionojë sa më mirë, sidomos në këtë kohë pandemike”, thuhet në vendim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur