LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen dy lojtarët që Andrea Pirlo i kërkonte te Juventusi

Zbulohen dy lojtarët që Andrea Pirlo i kërkonte te Juventusi

La Gazzetta dello Sport ka zbuluar se cilët ishin dy lojtarët që Andrea Pirlo i dëshironte në Juventus, por klubi nuk ishte në gjendje të nënshkruante me ta.

“Zonja e Vjetër” kishte një afat transferimi veror mjaft të ngjeshur, duke ofruar emra si Ëeston McKennie, Arthur, Dejan Kulusevski dhe Alvaro Morata të cilët mbërritën në Torino.


Sipas La Gazzetta dello Sport, megjithatë, ishin dy lojtarë që Pirlo dëshironte t’i sillte në Continassa.

I pari është emër i njohur: Edin Dzeko.

Gjigandët e Serie A kishin një marrëveshje për të nënshkruar me lojtarin e Romës, por Giallorossët nuk arritën të nënshkruanin me Arek Milik nga Napoli si zëvendësim, duke dëshuar kështu lëviza e Dzeko në Juventus.

Juventusi nënshkroi me Alvaro Moratan në vend të tij, dhe spanjolli ka treguar nivel të lartë në këtë fillim pasi ai shënoi gjashtë gola dhe dha dy asistime në tetë ndeshje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.

Lojtari tjetër që Pirlo thuhet se donte të nënshkruante ishte Manuel Locatelli i Sassuolo.

Sidoqoftë, Sassuolo dëshironte rreth 40 milionë euro për të, një shumë që nëntë herë kampionët e Serie A nuk mund ta paguanin. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori