LAJMI I FUNDIT:

Erza Muminoviq e pesta në Evropianin U-21

Erza Muminoviq e pesta në Evropianin U-21
(Foto: Facebook/KOK)

Xhudistja e Kosovës, Erza Muminoviq, ka zënë vendin e pestë në Kampionatin Evropian të grupmoshave nën 21 vjeç.

Sportistja jonë ka bërë paraqitje të mirë në kampionatit që po zhvillohet në Poreç të Kroacisë.


Erza shënoi dy fitore për të arritur në gjysmëfinale, ku u mposht nga serbja Andrea Stojadinov, ndërsa në luftën për të bronztën u mund me shënim të artë nga izraelitja, Tamar Malca, kategoria -48 kilogramë.

Erza mposhti Vusala Karimova të Azerbajxhanit në 1/8 e finales, ndërsa në çerekfinale mundi me ippon austriaken Jacqueline Springer.

Xhudistja jonë ishte pranë medaljes në Kampionatin Evropian të xhudos U-21, por në gjysmëfinale nuk arriti të triumfonte.