LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla: Tre nga zyrtarët policor që u konfrontuan me terroristët në Vjenë janë me prejardhje nga Kosova

Haradinaj-Stublla: Tre nga zyrtarët policor që u konfrontuan me terroristët në Vjenë janë me prejardhje nga Kosova

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla ka bërë të ditur se tre nga policët që u konfrontuan me terroristët në sulmin e së hënës në Vjenë janë shqiptarë nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë në Vjenë.

Ministrja Haradinaj këtë deklaratë e bëri në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, ku po qëndron në një vizitë zyrtare, pasi u pyet për rastin në Vjenë.


“…Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara por do të doja të nënvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirë integruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak. Le të reflektojmë mbi këtë dëshmi të mirë integrimit të qytetarëve tanë dhe faktit se Kosova qëndron përkrah aleatëve tanë në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit”, tha ajo.

Ndryshe, të hënën mbrëma ka ndodhur një sulm i armatosur në Vjenë. Deri tani janë konfirmuar pesë persona të vrarë, në mesin e të cilëve është edhe njëri nga sulmuesit. Nga ky sulm janë lënduar edhe 15 persona.

Deklaratën lidhur me rastin në Vjenë mund ta ndiqni nga minuta 17:50. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori