LAJMI I FUNDIT:

Sky: Totti është infektuar me coronavirus

Sky: Totti është infektuar me coronavirus
(Foto: Instagram/francescototti)

Sky Sport Italia raporton se ikona e Romës, Francesco Totti, ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Ish-futbollisti italian thuhet te ketë pasur disa simptoma, ashtu që i është nënshtruar testimit dhe ka dalë pozitiv për COVID-19.


Para testimit, 44-vjeçari kishte temperaturë dhe ndihej i plogësht fizikisht, ashtu që vendosi të testohej.

(Foto: Instagram/francescototti)

Në ndërkohë bëhet e ditur se gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar dhe ai ndihet më mirë.

Babai i Tottit ka ndërruar jetë nga COVID-19
Lexo po ashtu Babai i Tottit ka ndërruar jetë nga COVID-19

Kujtojmë që në muajin tetor, babai Francescos, Enzo Totti, ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare si pasojë e infeksionit me COVID-19, ndërsa kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. /Telegrafi/