LAJMI I FUNDIT:

Interi synon ‘blindimin’ e Bastonit me kontratë të re

Interi synon ‘blindimin’ e Bastonit me kontratë të re

Interi thuhet se është i gatshëm të ofrojë një zgjatje të kontratës për mbrojtësin Alessandro Bastoni, i cili ndiqet me interesim nga Manchester City.

Marrëveshja aktuale midis qendërmbrojtësit italian dhe gjigandëve të Serie A skadon në 2023, por sipas La Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët duan t’i ofrojnë atij një kontratë të re në javët e ardhshme.


Manchester City është i interesuar në italianin dhe Interi dëshiron të mbajë nën kontroll xhevahirin e tyre duke i ofruar atij një kontratë të re.

Guardiola i dashuruar në futbollistët e Interit, kërkon transferimin e tre prej tyre në verë
Lexo po ashtu Guardiola i dashuruar në futbollistët e Interit, kërkon transferimin e tre prej tyre në verë

Bastoni është në një marrëveshje aktuale me pagë prej 1.5 milion euro në vjet dhe Inter thuhet se është gati të dyfishojë pagën e tij.

Shoqëruesit e lojtarit raportohet të kenë kërkuar një pagë më të lartë dhe një takim pritet të zhvillohet në javët e ardhshme.

Sidoqoftë, Bastoni është një tifoz për një kohë të gjatë i Interit dhe dëshira e tij është të qëndrojë në Giuseppe Meazza.

Ai u bashkua me Nerazzurrët nga Atalanta në vitin 2017 për 31 milionë euro, ndërsa ka pesë paraqitje në të gjitha garat me Interin deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/