LAJMI I FUNDIT:

Guardiola i dashuruar në futbollistët e Interit, kërkon transferimin e tre prej tyre në verë

Guardiola i dashuruar në futbollistët e Interit, kërkon transferimin e tre prej tyre në verë

Pep Guardiola po projekton transferimin e tre futbollistëve të Interit në afatin kalimtar veror.

Kampionët në fuqi të Anglisë ende nuk kanë marrë përgjigje nga CAS nëse do t’i hiqet dënimi prej dy viteve mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.


Gjithsesi ‘Citizens’ po planifikojnë ta përforcojnë ekipin për sezonin e ri, pa marrë parasysh vendimin përfundimtar nga CAS.

Trajneri spanjoll i Cityt, Pep Guardiola ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tre yjeve të Interit, Lautaro Martinez, Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni.

Argjentinasi shihet si zëvendësuesi adekuat i Sergio Agueros, por që problemi mbetet se Lautaro ka marrëveshje personale me Barcelonën.

E sa i përket repartit defensivë, Pep është i dashuruar pas dyshes së Interit, Skriniar-Bastoni.

Milan Skriniar dhe Alessandro Bastoni

Për sllovakun duhet të paguhet një shumë prej 80 milionë euro, ndërsa italiani i talentuar kushton rreth 50 pasi Interi tri vite më parë kishte paguar 31 milionë euro për transferimin e tij nga Atalanta.

Për t’i transferuar tre futbollistët nga Interi, Manchester City duhet të shpenzojë 240 milionë euro në total. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori