LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjakovës me masa të reja pas rritjes së rasteve me COVID-19

Komuna e Gjakovës me masa të reja pas rritjes së rasteve me COVID-19

Komuna e Gjakovës ka ndërmarrë masa të reja pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Në mesin e masave të ndërmarra është edhe ndalimi i të gjitha takimeve fizike në administratën komunale me të gjitha palët e interesuara, transmeton Telegrafi.


– Të gjitha kërkesat e palëve të jashtme, duhet të adresohen në mënyrë elektronike. Administrata komunale obligohet që t’iu kthejë përgjigje qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara po ashtu online.

– Shërbimi i tatimit në pronë dhe ai i ofiqarisë do të jenë të hapura për qytetarë, në përputhshmëri me udhëzuesin për masat ndaj COVID-19.

– Qytetarët që hyjnë brenda objekteve të administratës së komunës, obligohen të jenë të pajisur me mjete mbrojtëse. Në të kundërtën nuk do t’iu lejohet hyrja brenda objekteve për të marrë shërbimet.

– Inspektorati i Komunës bashkë me Policinë e Kosovës duhet të vazhdojnë inspektimet rigoroze lidhur me respektimin e masave kundër virusit, në të gjitha institucionet publike, ato private si dhe në hapësira publike.

Komuna e Gjakovës njofton se zbatimi i këtyre masave fillon nga dita e nesërme, më datë 28.10.2020.

Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë (13 mars) e deri më datën 25 tetor nga coronavirusi në Gjakovë janë infektuar 723 qytetarë, 553 prej të infektuarve janë shëruar. Raste aktive në këtë komunë janë 124, kurse numri i viktimave nga COVID-19 në Gjakovë ka arritur në 48.

Ndryshe, në Kosovë dhe rajon është duke pasur rritje të rasteve me COVID-19, vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 205 raste të reja, kurse numri i viktimave ka arritur në 666./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori