LAJMI I FUNDIT:

Manchester Unitedi i gatshëm t’i rivalizojë gjigantët evropianë për Adama Traoren

Manchester Unitedi i gatshëm t’i rivalizojë gjigantët evropianë për Adama Traoren

Skuadra angleze, Manchester Unitedi thuhet se i është bashkuar listës në rritje të klubeve që synojnë të nënshkruajnë me spanjollin e Wolverhampton Wanderers, Adama Traore.

Sulmuesi i Ujqërve ka tërhequr interesim nga klube në të gjithë Evropën duke përfshirë Manchester City, Liverpool, Juventus dhe Barcelona pas dy sezoneve mbresëlënëse me ekipin e drejtuar nga Nuno Espirito Santo.


Sipas raporteve nga Daily Mail, Ole Gunnar Solskjaer do të sfidojë rivalët e tij vendas dhe kontinental për 24-vjeçarin spanjoll.

Juventusi largohet nga gara për Traoren – mbeten Barcelona e Liverpooli
Lexo po ashtu Juventusi largohet nga gara për Traoren – mbeten Barcelona e Liverpooli

Ky medium shton se Djajtë e Kuq janë gati të testojnë Wolves me një ofertë prej 90 milionë funtesh në vitin 2021.

Liverpool thuhet se do të jetë garuesi i parë për të nënshkruar me ish-lojtarin e Barcelonës, me Jurgen Klopp që është një tifoz i madh i tij, por kampionët aktual anglez janë të gatshëm të paguajnë vetëm 75 milionë funte.

Klopp mbetet i interesuar për yllin e Wolvesit, Adama Traore
Lexo po ashtu Klopp mbetet i interesuar për yllin e Wolvesit, Adama Traore

Traore ka luajtur një rol kryesor për Wolves pas promovimit të tyre në Ligën Premier në vitin 2018 me 96 paraqitje në të gjitha garat dhe shtatë gola të shënuar.

Ai aktualisht është nën kontratë në klubin nga Molineux deri në vitin 2023 dhe Wolves do të kërkojë të paktën 80 milionë funte nëse ata janë të detyruar të shesin yllin e tyre verën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori