LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Jeta dhe të drejtat e punëtorëve janë prioriteti ynë

Reçica: Jeta dhe të drejtat e punëtorëve janë prioriteti ynë

Javën Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë, ministri Reçica e ka përmbyllur sot me vizitën në fabrikën “NewCo Ferronikeli”, në Drenas, ku bashkë edhe me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Ekrem Kastrati nga afër panë punën që bënë kjo fabrikë, angazhimin e saj në ofrimin e kushteve më të mira të punës, si dhe përmirësimin cilësisë së sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Jam i kënaqur që kjo fabrikë, edhe përkundër situatës aktuale me pandeminë, në asnjë moment nuk është ndalur në mënyrë që mbi 800 punëtorët e saj të kenë kujdes të shtuar në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë”- tha ministri Reçica dhe shtoi se ne çdo ditë do të vazhdojmë të jemi pranë punëtorëve dhe punëdhënësve, për t’i mbështetur ata, gjithnjë konform legjislacionit në fuqi.


Qëllimi i inspektorëve tanë asnjëherë nuk është gjobitja e punëdhënësve, por ngritja e vetëdijesimit dhe respektimit të legjislacionit me qëllim të përmirësimit të kushteve të punëtorëve, sigurisë dhe shëndetit të tyre në vendin e punës.

Jeta dhe të drejtat e punëtorëve janë prioritet i imi dhe dikasterit që drejtoj, andaj në asnjë rast nuk do të heshtim dhe do të jemi të pa kompromis ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë u shpreh ministri i MPMS, Skender Reçica. ​/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori