LAJMI I FUNDIT:

Trump e quajti “katastrofë”, përgjigjet Fauci

Trump e quajti “katastrofë”, përgjigjet Fauci

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive Anthony Fauci “ka injoruar” kritikat e reja nga presidenti Donald Trump të hënën, duke cituar “Kumbari” në një intervistë në radio.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë një interviste në një stacion radioje, Faucit iu kërkua t’i përgjigjej Trumpit që thuhet se e quante atë “një katastrofë” gjatë një fushate.


“Njerëzit janë lodhur nga COVID”, tha Trump. “Njerëzit janë lodhur duke e dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë”, shtoi ai.

Presidenti shtoi se nëse do ta kishte dëgjuar mjekun në lidhje me COVID-19, SHBA-ja do të kishte “500 mijë vdekje”, transmeton Telegrafi.

Pasi i lexuan komentet e Trump gjatë paraqitjes në radio, Fauci e hodhi poshtë atë si një “shpërqendrim”.

“Unë do të preferoja të mos e komentoja atë dhe thjesht të merresha me atë që ne vërtet po përpiqemi të bëjmë dhe ajo që po përpiqemi të bëjmë është të mbrojmë shëndetin dhe mirëqenien dhe sigurinë e popullit amerikan kryesisht, dhe në fund të fundit, të botës”, ai tha.

“Ne po shohim një rritje të rasteve – më të lartat se ato që kanë qenë ndonjëherë. Shumë, shumë shtete që kishin qenë duke ecur mjaft mirë tani po tregojnë rritje, kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohemi”.

Ai shtoi se nuk dëshiron të krijojë një mentalitet “unë kundër presidentit”, duke e quajtur atë jo të dobishëm.

“[Adresimi i virusit është] e vetmja gjë që më intereson vërtet. Kjo gjë tjetër, është si në ‘Kumbari’: Asgjë personale… Unë thjesht dua të bëj punën time dhe të kujdesem për njerëzit e këtij vendi”, citohet të ketë thënë Fauci.

Vërejtjet e presidentit ndaj Faucit pasuan një intervistë me “60 Minutes” të CBS në të cilën Fauci tha se nuk ishte i befasuar që Trump kontraktoi coronavirusin pas një ngjarje të Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori