LAJMI I FUNDIT:

Gastronomët i reagojnë Zemajt: Të ndalohet urgjentisht shkatërrimi i bizneseve

Gastronomët i reagojnë Zemajt: Të ndalohet urgjentisht shkatërrimi i bizneseve

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, se duhet të ndalen urgjentisht të gjitha format e organizimit ku ka grumbullime njerëzish për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19.

Gastronomët në reagimin e bërë kanë pohuar se “gjatë luftës kundër virusit COVID-19, në rend të fundit duhet të ndalohet puna, pasi që me ndalimin e punës ndalohet edhe zhvillimi ekonomik dhe përparimi i shtetit”.

“Sektori i hotelierisë që nga fillimi i pandemisë COVID-19, ka qenë më i atakuari ekonomikisht dhe seminaret janë shpresa e tyre e fundit për rimëkëmbje. Shkatërrimi i bizneseve për shkak të vendimeve pa hulumtim mbrapa dhe me arsye për luftën kundër COVID-19, është i pa kuptueshëm dhe duhet të evitohet e ndalohet urgjentisht”, thuhet në reagim.


Reagimi i plotë:

Ditën e Shtunë morëm lajmin nga Ministri i Shëndetësisë Z. Armend Zemaj, se duhet të ndalen urgjentisht të gjitha format e organizimit ku ka grumbullime njerëzish për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19.

Me anë të Qarkores Informative nr. 01/2020 obligohen të gjitha institucionet qendrore dhe lokale që të ndalohen të gjitha grumbullimet publike, seminaret dhe punëtoritë.

Pasi që afarizmi i hoteleve lidhet shumë me këto veprimtari të institucioneve qendrore dhe lokale, dhe përderisa të gjithë obligohemi t’i respektojmë Vendimet e Qeverisë dhe i bashkohemi luftës kundër COVID-19, ky vendim nuk merr parasysh se të gjitha masat e sigurisë janë ndërmarrë dhe respektuar gjatë mbajtjes së këtyre aktiviteteve.

Sektori i Hotelierisë së Kosovës ka reaguar ndaj kësaj mase dhe ka publikuar foto ku shihet qartë se të gjitha masat janë marrë dhe respektuar si p.sh., shihet distanca prej 2 metra, matja e temperaturës para se pjesëmarrësit të futen në sallë, dezinfektimi i duarve, dhe gjithsesi te mbahet maska gjatë gjithë kohës së qëndrimit në objekt.

Gjatë luftës kundër virusit COVID-19, në rend të fundit duhet të ndalohet puna, pasi që me ndalimin e punës ndalohet edhe zhvillimi ekonomik dhe përparimi i shtetit.

Përderisa në vendet fqinje ndalohen grumbullimet të cilat nuk kanë qëllime pune, në Kosovë ndalohen seminaret dhe punëtoritë, të cilat po menaxhohen me shumë kujdes.

Sektori i hotelierisë që nga fillimi i pandemisë COVID-19, ka qenë më i atakuari ekonomikisht dhe seminaret janë shpresa e tyre e fundit për rimëkëmbje.

Shkatërrimi i bizneseve për shkak të vendimeve pa hulumtim mbrapa dhe me arsye për luftën kundër COVID-19, është i pa kuptueshëm dhe duhet të evitohet e ndalohet urgjentisht.
Fotot e paraqitura janë nga ambientet e Sirius Hotel, Emerald Hotel, Prishtina International. #gastroshembull”./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori