LAJMI I FUNDIT:

Vetura kalon në pjesën e paraparë për biçikleta në lagjen “Dardania”

Vetura kalon në pjesën e paraparë për biçikleta në lagjen “Dardania”

Një veturë është parë duke kaluar një pjesën e rrugës së paraparë për biçikleta në lagjen “Dardania” të Prishtinës, të premten rreth orës 16:00.

Në videon e siguruar nga Telegrafi, shihet vetura e cila krahas kolonës së krijuar në anën tjetër, ka zënë pjesën e paraparë për biçikleta e cila së fundmi është finalizuar në kryeqytet.


Komuna e Prishtinës ka filluar krijimin e shiritave të veçantë për biçiklistë nëpër rrugët e shumë lagjeve të kryeqytetit, ndërsa së fundmi është finalizuar shtegu i biçikletave në lagjen “Dardania”.

Por pavarësisht kësaj, rreth një muaj më parë shumë shoferë po e keqpërdornin këtë anë, duke i parkuar veturat e tyre vend e pavend.

Policia i shqipton gjobë, pasi ndaloi veturën në shtegun e krijuar për biçikleta
Lexo po ashtu Policia i shqipton gjobë, pasi ndaloi veturën në shtegun e krijuar për biçikleta

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte publikuar një fotografi, ku edhe shihet një zyrtar policor i cili i shqipton gjobën për këtë shkelje.

Ahmeti apeloi që të mos parkohen veturat në këtë anë, duke thënë se po e detyrojnë që të merret vendim për vendosjen e pengesave vetëm e vetëm që të mos ndalojnë automjetet. /Telegrafi/