LAJMI I FUNDIT:

Obiliq, disa serbë e sulmojnë një kosovar

Obiliq, disa serbë e sulmojnë një kosovar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Plemetin të Obiliqit ka ndodhur një rast, ku disa të dyshuar meshkuj shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb, dyshohet se kanë sulmuar një të ri mashkull kosovar, të moshës së mitur.

Policia bën të ditur se bazuar në informacionet e deritanishme, dyshohet se shkak i incidentit, rrahjes së ndodhur jashtë objektit të shkollës, në afërsi të hekurudhës, ka qenë një mosmarrëveshje verbale në mes tyre, transmeton Telegrafi.

Tutje në njoftim thuhet se, njësitë policore menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore dhe në vendin e ngjarjes kanë arritur të sigurojnë informacione se viktima mashkull shtetas i Kosovës i nacionalitetit shqiptar (i mitur), nxënës i shkollës fillore në Plemetin, ishte sulmuar nga disa të dyshuar (po ashtu të mitur), nxënës të shkollës fillore “Shën Sava” në Plemetin.


“Njësitë policore kanë arritur të identifikojnë dy të dyshuarit shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb, të cilët dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen

Drejtësi
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në

Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në

Lajme
Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Lajme
Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Politikë
Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in

Lajme
Kalo në kategori