Ronaldo vështirë se mund të luajë ndaj Barcelonës, çfarë thotë protokolli i UEFA-s
Do të jetë shumë vështirë që Cristiano Ronaldo të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit në ndeshjen kundër Barcelonës, pas diagnostikimit me COVID-19.
Kjo për faktin se përfshirja në atë ndeshje mund t’i pamundësohet edhe në bazë të protokollit të UEFA-s.
Superylli portugez ka rezultuar pozitiv me coronavirus në testimet e të martës, gjatë kohës sa ishte i angazhuar me Portugalinë.
Sipas protokollit të UEFA-s një lojtar duhet të dalë negativ së paku shtatë ditë para se t’i lejohet të luajë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve ose të Ligës së Evropës.
Rregullat thonë që pasi një lojtar të jetë shëruar nga coronavirusi ta dorëzojë gjithë dokumentacionin, duke përfshirë datën e diagnozës, historinë e plotë mjekësore dhe dokumentet tjera që lidhen me virusin, si edhe testet laboratorike.
“Kjo duhet të bëhet së paku një javë para ndeshjes së ardhme të skuadrës në një ndeshje të UEFA-s”, thuhet në protokoll, ndërsa për të gjitha këto 35-vjeçari i ka në dispozicion vetëm 15 ditë (të shërohet dhe të rezultojë negativ në testimet për COVID-19 një javë para ndeshjes kundër Blaugranëve).
Meqenëse Ronaldo doli pozitiv më 13 tetor dhe ndeshja ndërmjet Juves dhe Barcës zhvillohet me 28 tetor, do të jetë shumë vështirë që ai ta tejkalojë sëmundjen dhe t’i kalojë ditët në përputhje me rregullat e UEFA-s.
Mungesa e tij në përballjen me rivalin më të madh, Lionel Messi, është zhgënjyese për dashamirët e futbollit, ndërsa CR7 pritet të mungojë edhe ndaj Crotones dhe Dynamo Kyivit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur