Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në një konferencë për media një ditë para ndeshjen në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë.
Challandes ka folur edhe për ndeshjen e humbur ndaj Maqedonisë, disponimin e lojtarëve dhe pritjet nga ndeshja e nesërme kundër Sllovenisë.
“Pas një mbrëmje, mbrëmjen e kaluar bëra një analizë për ndeshjen e fundit. Po jap fjalim të shkurtër për këtë ndeshje, pasi kemi ndeshje tjetër. Kjo ndeshje nuk ishte shumë e keqe, as shumë e mirë. Rezultati ishte i keq, ishim të zhgënjyer, lojtarët kanë qarë pas ndeshjes. Ishte e trishtë. Por, mendoj se unë duhet të analizoj ndoshta edhe një herë në detaje, për të nxjerr gjithçka nga ai takim”.
“Mund të imagjinoni nëse Aliti shënonte në minutën e 93’ për 2-2 dhe të fitonim ndeshjen në shtesë, çfarë do të shkruanit në atë situatë? Skuadër e mrekullueshme. Mentalitet i shkëlqyer. Besuan, luftuan për Kosovë. Duhet të jetë njëjtë edhe tani”.
“Por, mendoj se nuk jam aq budalla nëse nuk do të shihja problemet. Kur flas për problemet flas vetëm për tri ndeshjet e fundit, jo ato ndaj Anglisë e Çekisë. Nëse flasim për këto tri ndeshje, problemet janë evidente, nuk krijojmë sa duhet”.
“Mendoj se luajtëm mirë deri në 30 metrat e fundit. Posedimi ishte me ne në ndeshjet ndaj Moldavisë e Maqedonisë. Por, në fund nuk kishim shumë momente ku mund të mendojmë se “oh, mund të jetë gol”. Ky është problemi ynë tani. Kjo është sfida ime. Të gjej zgjidhej, partikularisht në këtë ndeshje, ndaj Sllovenisë.
“Ne duhet të gjejmë zgjidhje me lojtarët që janë këtu tani. Sfida e dytë pas këtij dështimi… duhet ta dini se lojtarët janë të shkatërruar. Si dhe fizikisht lojtarët janë të dërrmuar, pasi vijnë nga një ndeshje e vështirë”.
“Flas për sfidat, sepse për mua, e qartë është se është detyrë e imja që t’i kthejë lojtarët në nivel të lartë për këtë ndeshje. Mendoj se është mundësi e mirë gjithashtu për të treguar mentalitetin dhe karakterin tonë”.
“Kundër Rumanisë, Sllovenia ishte skuadër e fortë fizikisht. Do të thotë duhet të jemi gati për luftë të fortë. Nuk mund të kemi vetëm përgjigje me forcë. Duhet të gjejmë përgjigje me topin, me aftësitë. Duhet të gjejmë zgjidhje me principet tona. Të mbajmë topin, të luajmë kombinime, pasime të shpejta. Të luajmë filozofinë tonë të lojës. Menjëherë”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bruno Fernandes me het-trik-un e tij kalon Man Unitedin në çerekfinale të Ligës së Evropës

Paraqitje e dobët nga Chelsea përballë Copenhagen, por kalon në çerekfinale të Ligës së Konferencës

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker