LAJMI I FUNDIT:

Azerbajxhani dhe Armenia bien dakord për një armëpushim?

Azerbajxhani dhe Armenia bien dakord për një armëpushim?

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm pas konfliktit për rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabaku.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se vendimi erdhi pas 10 orësh bisedime në Moskë.


Lavrov deklaroi se të dyja vendet do të fillojnë bisedimet “thelbësore”.

Më shumë se 300 njerëz kanë ndërruar jetë dhe mijëra të tjerë janë shpërngulur për shkak të përplasjeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Sipas marrëveshjes, luftimet do të ndërpriten të shtunën në ora 8 të mëngjesit (ora lokale), për të lejuar edhe shkëmbimin e të burgosurve dhe kthimin e trupave të pajetë.

Rajoni Nagorni-Karabaku gjendet brenda territorit të Azerbajxhanit, mirëpo, është i banuar me shumicë armene.

Të dy ish-republikat sovjetike e kanë fajësuar njëra-tjetrën për përplasjet e fundit që filluan më 27 shtator. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori