LAJMI I FUNDIT:

Përkthyesi i Pajtim Statovcit fiton Çmimin Oxford-Weidenfeld

Përkthyesi i Pajtim Statovcit fiton Çmimin Oxford-Weidenfeld
Pajtim Statovci

Nga: Muhamet Hamiti

Përkthyesi David Hasckston ka fituar këto ditë (më 30 shtator 2020), Çmimin Oxford-Weidenfeld që jepet për përkthime të librave në anglisht nga cilado gjuhë e gjallë evropiane. Çmimi mëton të ndërojë mjeshtërinë e përkthimit dhe të njohë rëndësinë e saj kulturore, Është themeluar nga  Lord Weidenfeld dhe mbështetet nga tre kolegje të Oksfordit (New College, The Queen’s College, St Anne’s College).


Në vegëzën (këtu) jepet vlerësimi i jurisë për përkthimin e romanit të shkrimtarit finlandezo-kosovar Pajtim Statovci në anglisht, “Crossing” (në origjinalin finlandisht “Tiranan Sydän”, fjalë për fjalë “Zemra e Tiranës”) që është botuar vitin e kaluar në Britani dhe në SHBA. Është romani i dytë i Statovcit.

Shënimi përvijon edhe syzheun e romanit, protagonist kryesor i të cilit është Bujari, një shqiptar.

Në këtë vegëz gjendet edhe një video në të cilin përkthyesi flet për sprovat e përkthimit të këtij romani. Ai poashtu interpreton veprën, në rrafsh tematik, më shumë stilistik.

Pajtim Statovci ka lindur në vitin 1990 në Kosovë. Familja e tij ka emigruar në Finlandë kur ai ishte dy vjeç. Ka botuar tre romane të suksesshme deri tani.

Romani i tij i parë, që në anglisht është botuar me titullin “My Cat Yugoslavia”, ka protagonistë shqiptarë të Kosovës, jeta e të cilëve farkohet në mes të identitetit shqiptar, okupimit serb, emigrimit në Finlandë dhe lirisë së Kosovës pas vitit 1999. I dramatizuar është luajtur në Teatrin Kombëtar të Finlandës në vitin 2018.

Romani i tretë i Pajtim Statovcit, “Bolla” që është botuar në vitin 2019 ka fituar çmimin më të lartë letrar në Finlandë. Pritet të dalë në anglisht në pranverën e ardhshme.

Veprat e Statovcit janë përkthyer në një dyzinë gjuhësh deri tani, por jo në shqip.

Në trend Kultura

Më shumë
PERËNDITË

PERËNDITË

Poezi
POETI

POETI

Poezi
Për herë të parë në gjuhën shqipe, vepra

Për herë të parë në gjuhën shqipe, vepra "Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia"

Kulture
Romët

Romët

Kulture
ATDHEU

ATDHEU

Poezi
BABAI, BIRI

BABAI, BIRI

Poezi
Kalo në kategori