LAJMI I FUNDIT:

Qytetet gjermane me orë policore, kafiteritë nuk do të punojnë pas orës 23 – natën do të ndalohet tubimi i më shumë se 5 personave

Qytetet gjermane me orë policore, kafiteritë nuk do të punojnë pas orës 23 – natën do të ndalohet tubimi i më shumë se 5 personave

Autoritetet e qytetit të Berlinit dhe Frankfurtit kanë vendosur sot të vendosin orën policore dhe masat kufizuese të kontaktit shoqëror, për shkak numrit të madh të rasteve të reja me coronavirus.

Në Berlin shumica e marketeve, restoranteve dhe bareve duhet të mbyllen nga ora 23 deri më 6 të mëngjesit, e këto masa do të hyjnë në fuqi nga e mërkura dhe do të zgjasin të paktën deri më 31 tetor, transmeton Telegrafi.


Përjashtime do të ketë për barnatoret dhe pompat e derivateve, por pompat nuk do të kenë leje të shesin gjatë natës alkool.

“Pas tri gotave me verë, shumë pak respektohet distanca fizike”, ka deklaruar një zyrtar lokal i Berlinit.

Në qytetin kryesor të Gjermanisë nga ora 23 deri në 6 të mëngjesit do të jetë e mundshme të grumbullohen deri në pesë persona, kurse gjatë ditës deri në 50.

Këto kufizime janë më të rrepta në ambiente të mbyllura, ku gjatë ditës lejohen të tubohen deri në 10 persona në vend të 25 sa ishte deri më tani.

E autoritetet e qytetit të Frankfurtit gjithashtu kanë njoftuar se kanë vënë orën policore, nga ora 22 deri më 6 të mëngjesit. Konsumimi i alkoolit në hapësirat publike do të jetë i ndaluar.

Nëpër tregje dhe rrugët e frekuentuara do të jetë e obligueshme bartja e maskës.

Kujtojmë që Gjermania nuk e kishte aplikuar masën preventive të karantimit të vendit siç kanë vepruar fqinjët e saj, kurse ditëve të fundit është regjistruar rritje e rasteve të reja në baza ditore nga 2.000 deri në 2.500.

Nga fillimi i epidemisë së coronavirusit në këtë vend kanë humbur jetën 9.546 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori