LAJMI I FUNDIT:

Fituesit dhe humbësit në Ligën Premier, pas mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve

Fituesit dhe humbësit në Ligën Premier, pas mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve

Klubet nga Liga Premier kanë shpenzuar në total 1.5 miliardë euro në këtë afat kalimtar veror.

Por, cilat skuadra bën marrëveshje më të mira dhe cilat dështuan t’i realizonin objektivat e tyre?

Fituesit

Ollie Watkins


Aston Villa arriti në edicionin e kaluar në ndeshjen e fundit të siguronte rikthimin në Ligën Premier dhe tani pronarët kanë mbështetu trajnerin Dean Smith që të bëjë disa transferime.

Gjërat për Villan shkuan shumë mirë, pasi arritën të bindin kapitenin Jack Grealish që të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin, derisa spekulohej për një kalim të tij te Manchester United.

Transferimi i tyre më i madh dhe rekord është Ollie Watkins, që u ble nga Brentfordi për 30 milionë euro.

Emiliano Martinez, Matty Cash, Bertrand Traore dhe Ross Barkley ishin po ashtu transferimet e kësaj vere te Aston Villa.

James Rodriguez

Evertoni ndryshoi rregullat e tyre për të mos shpenzuar në afat të transferimeve, duke marrë James Rodriguezin nga Real Madridin, Allan nga Napoli, Abdoulaye Doucoure nga Watfordi, Niels Nounkoun e Marseiles, Robin Olsen nga Roma dhe Ben Godfreyn e Norwichit.

Tottenham Hotspuri i ka befasuar të gjithë duke rikthyer Gareth Balen në formë huazimi dhe transferimin e Sergio Reguilonit nga Real Madridi.

Jose Mourinho nuk u ndal me kaq dhe transferoi edhe Matt Doherty, Pierre-Emile Hojbjerg dhe Carlos Vinicius.

Thomas Partey

Arsenali ishte pak me vonesë, mirëpo që arriti të kompletojë transferimin e Thomas Partyet në shumën e 50 milionë eurove nga Atletico Madridi.

Ata morën edhe Willianin si transferim i lirë nga Chelsea dhe mbrojtësin e Lilles, Fabriel Maghaeles.

Humbësit

Me Liverpoolin që transferoi Thiago Alcantaran dhe Diogo Jotan, Chelsea, Manchester City e Spurs me disa transferime të tjera, Manchester United ka qenë i turpshëm.

E gjithë afati kalimtar i transferimeve u shkoi në ndjekje të Jadon Sanchos dhe në fund Borussia Dortmundi refuzoi të gjithë ofertat e tyre.

Ole Gunnar Solskjaer mbrëmë transferoi Alex Telles dhe 34-vjeçarin Edinson Cavani si lojtar i lirë, derisa më parë kishin marrë edhe Donny van de Beekun nga Ajaxi.

Amad Diallo i Atalantas dhe Favundo Pellistri, ishin dy lojtarët e rinj që kaluan në Old Trafford, mirëpo problemi i tyre më i madh mbetet mbrojtja.

West Ham United dhe Burnley ishin po ashtu në një nivel me Unitedin, që kishin disa shënjestra në këtë afat, mirëpo që pronarët e të dyja klubeve refuzuan të shpenzonin shuma të majme. /Telegrafi/

James Tarkowski

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Kalo në kategori