LAJMI I FUNDIT:

Koeman e konfirmon se duan transferimin e Eric Garcias

Koeman e konfirmon se duan transferimin e Eric Garcias

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman pranon se duan të nënshkruajnë me mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia .

Holandezi do të donte të sillte edhe një mbrojtës qendror përpara asaj që do të jetë një sezon i kërkuar për skuadrën e tij.


Koeman nuk ka hezituar të tregoj se ai është një admirues i spanjollit të Cityt, Garcia, të cilin e duan në Camp Nou.

Man City refuzon përfshirjen e Rafinhas në ofertën e Barcelonës për Garcian
Lexo po ashtu Man City refuzon përfshirjen e Rafinhas në ofertën e Barcelonës për Garcian

“Afati kalimtar është i hapur deri të hënën dhe ne duam ta kemi këtë lojtar [Eric Garcia] sepse tani kemi tre ose katër qendërmbrojtës dhe jemi paksa të pakët në atë pozicion”, ka thënë fillimisht Koeman.

“Unë kam parë atë që Pep Guardiola ka thënë në Manchester City dhe shpresojmë se mund ta sjellim atë”.

“Ne e dimë që ekonomikisht është paksa e komplikuar. Jemi të interesuar, por nuk e di nëse do ta marrim”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/