LAJMI I FUNDIT:

Man City refuzon përfshirjen e Rafinhas në ofertën e Barcelonës për Garcian

Man City refuzon përfshirjen e Rafinhas në ofertën e Barcelonës për Garcian

Barcelona thuhet se i ofroi Manchester Cityt mesfushorin Rafinha Alcantara në negociatat e tyre për të nënshkruar me mbrojtësin Eric Garcia.

Mbrojtësi i dalë nga akademia e klubit të Barcelonës, La Masia, Garcia është njëri nga të preferuarit e drejtuesve për të kthyer në Camp Nou.


Ofertat e klubit katalunas në drejtim të Cityt kanë qenë të ndryshme, por asnjëra nuk i ka bindur drejtuesit e klubit nga Etihad.

Koeman dorëzon listën me katër dëshira transferimesh për këtë verë
Lexo po ashtu Koeman dorëzon listën me katër dëshira transferimesh për këtë verë

Sipas stacionin radiofonik RAC1, Blaugranët ofruan tetë milion euro paraprakisht për Garcia së bashku me dy milion të tjera shtesë, plus transferimin e Rafinhas të përfshirë si pjesë të marrëveshjes.

Sidoqoftë, ekipi anglez refuzoi një propozim të tillë dhe në vend të kësaj dëshiron një ofertë prej 20 milionë eurove për mbrojtësin qendror – një çmim i cili ka rënë nga kërkesat e tyre fillestare prej 30 milionë eurosh.

Rafinha, 27 vjeç, kaloi sezonet e fundit si huazim në Celta Vigo nga Camp Nou, ku bëri 90 paraqitje në ekipin e parë – dhe ai kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2017/18 në huazim në Inter, por tani është kthyer në Camp Nou.

Mesfushori luajti 30 ndeshje për klubin Galician sezonin e kaluar – 29 në La Liga dhe një në Copa del Rey – duke shënuar katër gola dhe duke dhënë një asistim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën

Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën

La Liga
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Kalo në kategori