Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman i ka dhënë klubit një listë të ngushtë me katër lojtarë për të nënshkruar në katër javët e ardhshme para mbylljes së afatit kalimtar.

Sipas gazetës spanjolle Marca, trajneri holandez tashmë ka ndarë mendjen për përforcimet e skuadrës para nisjes së sezonit 2020/21.

Tre nga lojtarët që pëlqehen nga Koeman janë holandezë dhe kanë qenë në urdhrat e tij gjatë kohës si trajner i kombëtares.

Këto janë 10 rregullat e Ronald Koeman për klubin – holandezi kërkon ta kthejë skuadrën në majat e futbollit botëror Këto janë 10 rregullat e Ronald Koeman për klubin – holandezi kërkon ta kthejë skuadrën në majat e futbollit botëror

Sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay është i pari në listë së bashku me mesfushorin e Liverpoolit, Georginio Wijnaldum.

Një emër i ri dhe i papërmendur më parë është mbrojtësi qendror i Interit, Stefan de Vrij, ndërsa në mbrojtje synohet edhe Eric Garcia i Manchester Cityt.

Depay, Wijnaldum dhe Garcia janë të gjithë lojtarë që po hyjnë në vitin e fundit të kontratave të tyre përkatëse, që do të thotë që të tre klubet e tyre ka të ngjarë të konsiderojnë një shitje me një çmim të reduktuar të tregut.

Barcelona e Koemanit po merr formë, ky është formacioni i mundshëm me disa ndryshime në rreshtim dhe pozita Barcelona e Koemanit po merr formë, ky është formacioni i mundshëm me disa ndryshime në rreshtim dhe pozita

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic është mbërritja e vetme e konfirmuar në Camp Nou deri më tani këtë verë – edhe pse sulmuesit e rinj Pedri dhe Francisco Trincao janë bashkuar përkatësisht nga Las Palmas dhe Braga.

Largimet e deritashme të Barcelonës janë mesfushorët Arthur Melo dhe Ivan Rakitic, ndërsa rrugës së tyre thuhet se është edhe Luis Suarez. /Telegrafi/