Agjenti e konfirmon se Rodri informoi Real Madridin që vendimi i tij është t’i bashkohet Barcelonës

Barcelona ka arritur një marrëveshje të plotë për kushtet personale me Rodrin, pasi i ka dërguar një propozim kontrate përfaqësuesve të mesfushorit spanjoll.
Hapi tjetër do të jenë negociatat me Manchester Cityn, pasi klubi katalunas kërkon të bjerë dakord për një tarifë transferimi dhe të përfundojë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.
Agjenti i Rodrit, Barquero, ka konfirmuar gjithashtu se 30-vjeçari ka zgjedhur Barcelonën në vend të Real Madridit.
Sipas mediumit El Larguero, përfaqësuesi i lojtarit shpjegoi se Rodri e informoi Real Madridin për vendimin e tij nga respekti për klubin.
“Nga respekti për Real Madridin, pasi ata kanë qenë klas, Rodri i informoi ata se vendimi i tij është t’i bashkohet Barcelonës”, ka thënë Barquero.
🚨🔵🔴 BREAKING: Rodri’s agent confirms he’s picked Barcelona over Real Madrid.
“Out of respect for Madrid, as they have been class, Rodri informed them that his decision is to join Barça”, quotes from his agent Barquero reported by @ellarguero.
Personal terms, 100% agreed. 🫱🏻🫲🏼 pic.twitter.com/JIwONCN8lC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 7, 2026
Me kushtet personale të arritura plotësisht, Barcelona do të përqendrohet në arritjen e një marrëveshjeje me Manchester Cityn mbi tarifën e transferimit.
Çmimi i transferimit mund të jetë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/













































