LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për inspektorin e ndërtimit në Prishtinë, i cili dyshohet se mori 12 mijë euro ryshfet

Një muaj paraburgim për inspektorin e ndërtimit në Prishtinë, i cili dyshohet se mori 12 mijë euro ryshfet

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit G.R. për shkak të veprës penale marrje e ryshfetit.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se G.R. ka kryer veprën penale dhe ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet në liri, ai mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke fshehur ose ndryshuar provat e veprës penale.


Pala ka të drejtën e këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Komuna ka thënë se distancohet nga çdo veprim i paligjshëm i cilitdo punëtor.

“Më 29 shtator, në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar se njëri nga punëtorët e Komunës është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe është në mbajtje për 48 orë. Nga mediat morëm vesh që i njëjti dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mitmarrje. Komuna e Prishtinës është në pritje të informimit zyrtar, dhe menjëherë do të ndërmerr veprimet e nevojshme në përputhje me Ligjin dhe procedurat. Distancohemi nga çdo veprim i paligjshëm i cilitdo punëtor, dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet e rendit, për çfarëdo rasti!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.