LAJMI I FUNDIT:

Shima: Liga Unike, ndër gjërat më të mëdha që i ka ndodhur basketbollit mbarëshqiptar

Shima: Liga Unike, ndër gjërat më të mëdha që i ka ndodhur basketbollit mbarëshqiptar
(Foto: basketbolli.com)

Një nga basketbollistët më të dalluar shqiptar në vitet e fundit është Gerti Shima. Ai ka luajtur për Bashkimin, Pejën dhe Sigal Prishtinën në Kosovë, kurse për Valbonën dhe Tiranën në Shqipëri.

Shima ka folur për krijimin e Ligës Unike ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit.


“Është një nga gjërat më të mëdha, që mund të them se i ka ndodhur basketbollit mbarëshqiptar. Kam shumë, shumë vite që në fillimet e karrierës sime, që dëgjoj për këtë ligë dhe më në fund u arrit në vitin 2020”, është shprehur Shima për faqen zyrtare të FBK-së.

“Besoj që kjo ligë do t’i jap shumë basketbollit nga të dy krahët sepse do të ketë më shumë ndeshje. Do t’i jepet mundësia shumë lojtarëve vendorë të luajnë dhe të marrin përvojën e duhur për më vonë në gara më të larta me klube apo dhe me kombëtaren”, shtoi tutje Shima.

Ai flet edhe se kush mund të përfitojë më shumë nga Liga Unike. “E kam thënë dhe vazhdoj të them që nga krijim i kësaj lige do të përfitoj më shumë Shqipëria nga të gjitha anët. Besoj që interesimi nuk ka për të munguar pavarësisht situatës që ndodhemi”.

“Edhe në këtë rast do të marrim mësime nga skuadrat kosovare nga ana organizative, si nga ekipet, po ashtu edhe nga tifozët. Gjithashtu kryesorja edhe në afrimin e sponsorëve”, nënvizoi Shima, i cili ka luajtur për shumë vite në Kosovë dhe ishte i dashur shumë nga tifozët.

“Më mungon shumë Kosova dhe e kujtoj me nostalgji, sepse kam kaluar jo më pak se gjashtë vite të suksesshme”, përfundoi basketbollisti i Tiranës dhe Kombëtares shqiptare.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga

La Liga
Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet

Premier League
Kalo në kategori