LAJMI I FUNDIT:

Pompeo: Dhuna duhet të ndalet në Nagorni-Karabaku

Pompeo: Dhuna duhet të ndalet në Nagorni-Karabaku

Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, i kërkoi Armenisë dhe Azerbajxhanit që t’i ndërpresin luftimet, derisa vazhdojnë përplasjet mes të dyja palëve për rajonin Nagorni-Karabaku.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Nagorni-Karabaku shtrihet brenda territorit të Azerbajxhanit, mirëpo është e banuar me shumicë armene.


Rajoni ishte shkëputur nga Azerbajxhani në vitet 90-ta, mirëpo nuk njihet si republikë e pavarur nga vendet e tjera.

Pompeo gjatë një vizite në Kretë tha se ai kishte diskutuar për përplasjet me Ministrin e Jashtëm, grek, Nikos Dendias.

“Ministri i Jashtëm dhe unë, diskutuam për konfliktin e Nagorni-Karabakut, dhe që të dyja palët duhet të ndalojnë dhunën dhe të punojnë me bashkë-kryesuesit e Grupit të Minskut; ata duhet t’ju kthehen negociatave thelbësore sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Grupi i Minskut u krijua nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) në fillim të viteve 90-ta, për zgjidhje të konfliktit. Grupi bashkë-kryesohet nga Franca, Rusia dhe SHBA-ja. /Telegrafi/